Lajme

Raportohet për shpërthim te “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 20 December 2022

Derisa ekipi i RTK-së po qëndronte në lagjen “Kroi i Vitakut”, është dëgjuar një shpërthim. Nuk dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që tash e 11 ditë po kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë në këtë lagje, menjëherë kanë filluar të kryejnë kërkime, se nga cila shtëpi është hedhur ky mjet shpërthyes.

Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatur, pothuajse në të gjitha lagjet e veriut ku jetojnë komunitetet e përziera.

-Advertisement-

Madje, ata po shërbehen me gjëra të ndryshme  ushqimore nga banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut

Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, monitorimi i situatës në veri po bëhet edhe nga ajri.

Një helikopter për më shumë se 15 minuta ka fluturuar mbi këtë zonë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera