Lajme

Raportimi se 26 vjeçari u gjet i vdekur në malet e Pashtrikut, demantohet nga ekipet e kërkim shpëtimit

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 08 Prill 2025

Një 26 vjeçar u raportua i zhdukur në Shqipëri.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke e kërkuar Ajet Lleshin, 26 vjeç prej dy ditësh.

Në lidhje me këtë së fundi u raportuan lajme të ndryshme ku si fillim u tha se është gjetur trupi i tij pa shenja jete- gjë e cila është mohuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

-Advertisement-

Nga Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim kanë deklaruar për lajmi.net se kërkimi është duke vazhduar dhe se 26 vjeçari nuk është arritur ende që të lokalizohet dhe të gjendet.

Kërkimi për të po vazhdon edhe sot në zonën malore të Pashtrikut.

“Edhe sot, më 08 Prill 2025, të gjitha ekipet e përfshira në operacionin e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në vazhdim të kërkimeve për shtetasin Ajet Lleshi., 26 vjeç, në zonën malore të Pashtrikut, në Cahan të Shqipërisë.Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim demanton fuqishëm informacionet e përhapura në disa rrjete sociale dhe media jozyrtare, të cilat pretendojnë se personi është gjetur i vdekur. Këto informacione janë të pavërteta dhe nuk bazohen në të dhëna zyrtare apo të konfirmuara nga autoritetet përgjegjëse”.

Po ashtu u është bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që informacionet të bazohen vetëm nga ato zyrtare në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i kërkimit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy