Lajme

Raportimi i ish kryegjykatësit të EULEXI-it, reagon OVL e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 12 July 2021

Kryetari në detyrë i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas raportimit të ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Klinaku ka deklaruar se OVL e UÇK-së, ka kërkuar që nga vitit 2011 që misioni i EULEX-it të mos njihet në Kosovë.

“Pas analizës së arrestimeve të bashkëluftëtarëve nga ana e misionit të EULEX-it, keqtrajtimit të tyre dhe shkeljen e të gjitha procedurave paraprake ligjore, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe shumë skandaleve të tjera që po i tregon edhe ish-kryegjykatësi i EULEX-it Malcolm Simmons, Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që më 7 maj 2011 kishte bërë thirrje që të mos njihet autoriteti i këtij misioni në Kosovë. Edhe sot e kësaj dite ballafaqohemi me pseudodrejtësinë ndërkombëtare.”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera