Lajme

Raportimet se liberalizimi i vizave po kushtëzohet nga Franca, reagon Duda Balje

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 13 October 2022

Deputetja e Kosovës, Duda Balje ka reaguar pas raportimeve se Franca po e kushtëzon liberalizmin e vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

Balje është shprehur e nervozuar për kushtet e njëpasnjëshme që duhet të plotësojë Kosova.

“Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas raportimeve Franca është duke kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave me anëtarësimin ETIAS, sistem ky që pritet të hyjë në fuqi gjatë 2023-ës e në të cilin do të duhet regjistruar ata që qarkullojnë nëpër kufijtë e Zonës Schengen.

ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban të dhënat e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera