Raporti për Kosovën, Osmani: Do aplikojmë për anëtarësim në BE
Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 12 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Presidenca, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se Osmani ka përmendur përkushtimin e institucioneve të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, përmes sundimit të ligjit dhe forcimit të demokracisë.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani po ashtu ripërsëriti se Kosova formalisht do të aplikojë për anëtarësim në BE, derisa kërkoi që ky dhe procesi i liberalizimit të vizave, të përshpejtohen.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet shtetëror i vendit tonë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Ambasadori Szunyog ka theksuar se raporti i sivjetëm njeh progresin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në sundimin e ligjit, si në krahasim me vitin e kaluar ashtu edhe me vendet e rajonit.
Në temën e reformave, Presidentja Osmani ka folur mbi vullnetin e institucioneve të Republikës për ta vazhduar punën intensive në luftim të krimit dhe korrupsionit, dhe ka deklaruar vendosmërinë për fuqizim të sundimit të ligjit në të gjitha sferat.
Presidentja Osmani ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidentja më tej potencoi se në kuadër të kompetencave kushtetuese do të jetë garantuese e realizimit të këtyre prioriteteve, ashtu siç ka qenë edhe deri më tash.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...