Raporti me ShBA-të, Prenkaj: Kosova është në një pozitë shumë të palakmueshme
Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 01 August 2026
Diplomati Albert Prenkaj ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndodhen në pikën më të ulët që nga shpallja e pavarësisë, duke e cilësuar situatën aktuale si shumë shqetësuese.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Prenkaj tha se gjatë angazhimit të tij në diplomacinë kosovare, Kosova kishte raporte të shkëlqyera me aleatët ndërkombëtarë dhe shënonte progres të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.
Ai krahasoi situatën e Kosovës me atë të Serbisë, duke theksuar se Beogradi po avancon partneritetin strategjik me SHBA-të, ndërsa Kosovës, sipas tij, i janë pezulluar iniciativa të rëndësishme për shkak të politikave të Qeverisë Kurti.
Relacioni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë në historinë më të re të Kosovës që nga pavarësia e saj nuk ka qenë në nivel më të ulët, pra jemi në një pozitë shumë të palakmueshme kur Serbia nënshkruan marrëveshjen me kuptimit me të gjitha ato pikat te rëndësishme të partneritetit strategjik siç është bashkëpunimi në ekonomi, pra në industri kimike të metalurgjisë deri tek mbrojtja dhe armatimi gjersa Kosovës, kjo i pezullohet për shkakun e një kokëfortësie, një mendësie sovraniste të paqenë dhe të shpikur të kryeministrit Kurti dhe kastës së tij politike kur Kosova tashmë ka nevojë si për një pikë uji që të rikthehet në arenën ndërkombëtare” ka thënë Prenkaj.
Sipas Prenkajt, Kosova ka nevojë urgjente të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të forcojë raportet me aleatët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, ai u shpreh skeptik se kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta mbështeste një mandat të dytë presidencial për Osmanin, duke shtuar se kjo mund ta vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje eventuale ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosj

T� tjera
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...

































