Lajme

Raporti i Bankës Botërore, Lushaku Sadriu thotë se Kurti po i mashtron qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 14 May 2023

Kryetarja e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vjet më parë.

Ajo thotë se Kurti po bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët, pasi që Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit’.

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Propaganda qeverisëse e së dieles

Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët.

Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar përceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij.

Rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme!

E ultë, kryeministër!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera