Ekonomi

Raporti i Bankës Botërore: Kosova përmirëson të bërit biznes, por bie në renditje për katër pozita

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 31 October 2018

Nga 73.71 pikë, Kosova e ka përmirësuar të bërit biznes në 74.15 pikë.

Kështu thuhet në raportin e të bërit biznes, të publikuar nga një grup i Bankës Botërore, shkruan Gazeta inFokus.

Sikur Kosova, përmirësim patën edhe shumë shtete të tjera.

-Advertisement-

Prandaj, pasi renditja varet edhe nga përmirësimet e shteteve të tjera, Kosova në renditjen e përgjithshme ra për katër pozicione, nga 40 në atë 44.

Raporti ‘Doing Business 2019’: Kosova zbret për katër vende

“Jemi të lumtur të shohim se Kosova është duke iu afruar standardeve më të mira të rregullimit të biznesit, por renditja tregon se edhe reformat duhet të lëvizin më shpejt, pasi Kosova duhet të jetë më konkurrueshe, tha Marco Mantovanelli, menaxhet për Kosovën në Bankën Botërore.

Ai shtoi se banka që ai përfaqëson, do të vazhdojë të përkrahë Kosovën.

Raporti i Evropës dhe Azisë Qendrore, i cili përfshinë edhe Kosovën këtë vit u përfaqësua me dy nga dhjetë ekonomitë me renditjen më të lartë në botë.

Gjeorgjia u ngjit në vendin e gjashtë, kurse Maqedonia në vendin e dhjetë. /Gazeta inFokus

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy