Lajme

Ramosaj e kujton 32-vjetorin e kuvendit të pajtimit “Verrat e Llukës”

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 01 May 2022

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në 32-vjetorin e tij e kujton kuvendin madhështorë të pajtimit te “Verrat e Llukës” në Llukë të Epërme, të këtij qyteti.

“Sot, kujtojmë me respekt gjithë protagonistët e këtij kuvendi dhe kësaj lëvizje gjithëkombëtare, të filluar nga rinia studentore e kohës në Lumbardh të Deçanit, për të vazhduar në gjithë teritorin e Kosovës, më në krye atdhetarët dhe veprimtarët e mëdhenj prof.Anton Çeta, prof. Zekria Cana, klerë fetarë, intelektual, atdhetar e veprimtarë tjerë, e që kulmoj në tubimin më të madh që mbanë mend historia shqiptare dhe më gjerë, më 1 maj 1990 tek “Verrat e Llukës” në Llukë të Epërme!”

“Sot, nderojmë me respektin më të lartë, gjitha familjet që shtrinë dorën e pajtimit, duke lënë anash ngatërresat, gjakmarrjen e vëlla vrasjen, dhe u bënë bashkë dhe bashkë u vunë në ballë të luftës për liri, e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, që pasoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë!”

-Advertisement-

“Kjo datë dhe kjo ngjarje, na bënë krenar me historinë dhe lavdinë e vendit tonë, të komunës sonë, të bashkëvendëseve tonë dhe akoma më shumë, na bënë krenar me madhështinë e shpirtit dhe zemrës së Kombit tonë. Nderim dhe respekt i përjetshëm për levizjen gjithëpopullore të pajtimit të gjaqeve dhe Kuvendit historik të “Verrave të Llukës”!”,ka shkruar Ramosaj në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera