Lajme

Ramë Lahaj në mesin e folësve të natës së 7-të të protestës

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 22 September 2026

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia.

Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

-Advertisement-

Tubimi nis në ora 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë me kërkesat e saj për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy