Lajme

Ramadani: Sektori i sigurisë është krenaria e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 18 January 2023

Ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadani tha se sektori i sigurisë në Kosovë është krenaria e Kosovës.

Ramadani në intervistën ekskluzive në emisionin “Prime” në RTK, tha se shqetësimet e sigurisë për Kosovën edhe për qytetarët janë shqetësime legjitime dhe të vërteta.

“Ne kemi një situatë në të cilën institucionet e sigurisë dhe institucionet tjera publike vendimmarrëse duhet të rrisin, e kanë rritur dhe do ta rritin në vazhdimësi vigjilencën”, tha Ramadani.

-Advertisement-

Ai shtoi se është jashtëzakonisht më rëndësi që të rritet angazhimi në DIME ( Diplomacy Information Military and Ekonomiks) ku detyrimisht institucionet e Kosovës do duhej që të fokusohen shumë më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera