Ramadani kritikon Qeverinë Kurti: Skandaloze, dërgoi 200 mijë euro për Bosnjën, ndërsa qytetarët e Kosovës nuk u kompensuan për dëmet
Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 16 July 2026
Deputeti i zgjedhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si, sipas tij, janë trajtuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet në vend, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka deklaruar se qytetarët e Kosovës të prekur nga vërshimet nuk janë kompensuar për dëmet e pësuara që nga viti 2022, ndërsa ka kujtuar se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin kishte ndarë 200 mijë euro ndihmë për Bosnje dhe Hercegovinën pas vërshimeve të ndodhura atje.
“Skandaloze bre… për kënd kujdeset Qeveria e Kosovës? Nuk kompenzojnë popullin e Kosovës për vërshimet, por i dërguan para Bosnjës për vërshime. Që nga viti 2022, qytetarët e Kosovës nuk marrim asgjë nga Qeveria e vet për dëmet e vërshimeve. Por, në 11 tetor 2024 po kjo Qeveri i çon 200 mijë euro Bosnjës pikërisht për vërshimet”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka ngritur pyetje për prioritetet e ekzekutivit, duke kërkuar sqarime se pse, sipas tij, nuk janë kompensuar qytetarët e Kosovës që kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore.
“Çka i ka bë populli i Kosovës more këtyre?”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...


































