Lajme

Ramabaja: Kur Borrell thotë na duhet kohë, është përpjekje për t’i dhënë afat Serbisë pas sulmit në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 26 October 2023

Sadri Ramabaja, analist në Pressing të T7, ka thënë se kur shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kërkon kohë atëherë e bën këtë “për t’i dhënë kohë Serbisë”.

Ai ka folur për zhvillimet e fundit në Bruksel, ku Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime me liderët e BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

”Deklarata e Borrellit se na duhet kohë është një lloj afati për fryemarrje dhe reflektim edhe të palës serbe”, ka thënë Ramabaja.

-Advertisement-

Po ashtu, ai ka thënë se Serbia po e sheh Brukselin si “tryezë suedeze”, që të marrë çfarë të dojë e të lë çfarë të dëshirojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera