Rama prezanton në Kuvend buxhetin për vitin 2022
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 15 November 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2022.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky buxhet është i ndërmjetëm mes fazës së krizës se shkaktuar nga pandemia dhe fazës së rimbëkëmbjes. Duke listuar të gjithë ndryshimet në buxhet dhe rritjet e pagave në disa kategori, Kryeministri shqiptar u shpreh se asnjë investim nuk do të ndalet.
“Ky është buxheti i parë i mandatit tonë të tretë dhe kapitulli i parë i planin për planin Shqipëria 2030, ky është një buxhet i ndërmjetëm mes fazës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore dhe fazës së re ku kemi hyrë. Plaga e tërmetit po mbyllet ajo e pandemisë po trajtohet dhe siç flet qartë ky buxhet asnjë reformë nuk është lënë pas dore. Pavarësisht krizës së energjisë, ne rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendit, të papunët, nxënësit, fëmijët. Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë Lekë, duke lehtësuar mbi 87 mijë punonjës. Përgjysmojmë taksën mbi pagën nga 40 deri në 60 mijë Lekë. Përgjysmojmë taksën mbi pagën që marrin mbi 1.5 milionë Lekë të vjetra. Rrisim pagat për mësuesit, rrisim paga me deri në 150% për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit, rrisim pagat me 30% për efektivët e FA”.
“Rrisim ndihmën ekonomike për disa kategori. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën për naftëtarët e Fierit dhe për vitin 2022. Financojmë me 2.6 miliardë indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit për pensionistët. Financojmë lindjet e reja, financojmë rimburësimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë. Financojmë vijimin e vaksinimit dhe për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve, zejeve dhe të sporteve me një financim të posaçëm”, u shpreh Rama./tvklan

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































