Lajme

Rama për deklaratën e ministres serbe: Artikulim i një ideologjie që nxit dhe mbështet luftëra e gjenocid

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 14 July 2026

Deklarata e ministres së qeverisë së Serbisë se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, është artikulim i hapur i një ideologjie që nxit dhe mbështet luftëra, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kështu është shprehur Përparim Rama, kryetari i Kryeqytetit.

Ai thotë se kjo është fyerje ndaj qytetarëve të Kosovës dhe është relativizim dhe legjitimim i një prej krimeve më të rënda që njeh e drejta ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Është alarmuese që, më shumë se dy dekada pas luftës, një anëtare e kabinetit qeveritar të Serbisë flet me këtë gjuhë, për një nga aktet më makabre e kriminale të shekullit të kaluar. Evropa është ndërtuar mbi refuzimin e ideologjive të spastrimit etnik. Prandaj, çdo heshtje përballë një deklarate të tillë është një precedent i rrezikshëm. Bashkimi Evropian dhe e gjithë bota demokratike duhet ta dënojnë pa ekuivok këtë retorikë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryetari i Prishtinës kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës “të reagojnë me qartësi, dinjitet dhe vendosmëri”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy