Lajme

Rama nënshkruan një nga projektet më të rëndësishme për Prishtinën, një investim miliona eurosh

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 09 March 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar një projekt shumë të rëndësishëm për Prishtinën, i cili ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së ajrit, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rama, duke thënë se ky është një investim prej 23.2 milionë eurosh,

“23.2 milionë EUR nga BERZh për #Solar4Kosovo – një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën.

-Advertisement-

Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë , duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Faleminderit @ebrd_official, një nga partnerët tanë kryesor drejt #prishtinaegjelbër dhe @fisnikhosmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në gjithë qytetin”, ka shkruar i pari i Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera