Rama: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata!
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 26 June 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk harroi të kujtonte zhgënjimin e përjetuar në Samitin e Brukselit, në Asamblenë e Federatës Botërore të Peshëngritjes që u zhvillua sot në Tiranë.
Rama në fjalën e tij përshëndetëse tha se “na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata”, raporton Indeksonline.
“Peshëngritësit tonë janë vërtet frymëzim, ata kanë pasur mundësinë të tregonin që edhe nga një vend fare i vogël si Shqipëria, dalin talente me punë të madhe e duke punuar fort, sepse kjo bën diferencën. Ndihemi krenar që kemi mikpritur këtë sukses, kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e federatës shqiptare Elez Gjozën. Po të kishim patur probleme me vizat ai na tha se do të përballeshim me muskujt e atletëve. Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria” deklaroi kryeministri në formë shakaje, por më pas shtoi më seriozisht se “na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata. Këtu gjërat janë të thjeshta. Këtu miqtë janë Perëndia! Kjo bazohet te kushtetuta jonë e parë, të Kanunit, ku në paragrafin e parë thuhet se shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut”, tha Rama.
Presidenti i ri i Federatës, Jalood Mohammed Hasan nga Katari falënderoi federatën shqiptare për organizimin, që sipas tij, do të kujtohet gjatë, edhe për një arsyeje praktike.
“Falënderojmë Shqipërinë, këto janë zgjedhjet më të mira të jetës time, në edicione të tjera shpesh herë na refuzohej viza dhe shumë vende nuk mund të votonin”, deklaroi Mohammed Hasan.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton: Falënderova atë peronalisht dhe Presidentin Clinton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bash...
-
Llapi – Ballkani, ndeshja e ‘nxehtë’ për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll
Xhiroja e parafundit e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një përb...
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nive...
-
Armend Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka deklarua...
-
Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se ishte e pamundur që ...
-
Rrëshqet dheu, një pjesë e rrugës Klinë – Gjakovë shkatërrohet në tërësi
Mëngjesin e sotëm në rrugën Klinë – Gjakovë ka rrëshqitur dheu. Mediumi lo...
-
Protestuesit hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut
Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivist...
-
Policia nis hetimet për vdẹkjen e një burri në Prizren, dyshohet se vdịq si pasojë e kontaktit me rrymën
Një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën, raporton Exp...
-
Këto janë komunat ku vazhdon regjistrimi i popullësisë, diaspora ka kohë deri më 31 gusht
Shumica e komunave në vend, e kanë përmbyllur dje procesin e regjistrimit të ...
-
PDK-ja do t’i propozoj Kuvendit rrëzimin e qeverisë gjatë javës së ardhshme
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhsh...
-
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej O’Brien, Rama: Fotografia u shkëput nga konteksti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë d...
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...