Lajme

Rama marrëveshjen mes Kurtit dhe Vuçiq për dokumentet e quan “Ballkan e Hapur”

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 02 September 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dje ishte një ditë e veçantë, pasi në vend të hapjes së panairit të verërave në Beograd, vëmendja do të mund të ishte se çfarë po ndodh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se zgjidhja e problemit për dokumentet “hyrje-dalje” është një zgjidhje e “Ballkani të Hapur”.

“Zgjidhja është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”. Dje kam thënë se nuk do kishte nevojë të shpenzohej gjithë ajo kohë dhe energji (për një marrëveshje), nëse Kosova do ishte në “Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

-Advertisement-

Tutje kryeministri shqiptar i shprehu mirënjohje Vuçiqit, njofton Klankosova.tv.

“Mirënjohje Vuçiqit, që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal se zgjedhja e parë është paqja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera