Lajme

Rama jep një lajm të rëndësishëm mu në ditën e nisjes së gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 03 April 2023

“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mociacionin për një Rezolutë të re mbi Rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore “, njoftoi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në rrjetin e tij në Facebook.

Kjo mu në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-Krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës, gjykatë kjo e cila nisi si pasojë e akuzave të ish-senatoriz zviceran Dick Marty, ku akuzonte krerët e UÇK-së për “vjelje të organeve” dhe kishte skandalizuar opinonin ndërkombëtar. Megjithatë, këto akuza të Marty-it nuk janë përfshirë në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ndonëse raporti i tij çoi në themelimin e kësaj Gjykate.

“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare🦅“, shkroi Edi Rama në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera