Rama i bën “diss” Vitisë, publikon pamje nga reparti i pediatrisë: “Kur punohet për qytetarët, ndryshimi shihet”
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 14 July 2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga Pediatria në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke vënë në pah kushtet dhe investimet e realizuara në këtë institucion shëndetësor.
Publikimi vjen në një kohë kur në opinion po diskutohet gjerësisht për gjendjen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, pas fotografive të publikuara nga një qytetare që shfaqnin dyshekë të amortizuar, mungesë të kushteve bazike dhe probleme të tjera infrastrukturore.
Në postimin e tij, Rama ka theksuar se ndryshimi shihet në shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe jo në deklarata politike.
“Kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë. Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.
Ai ka shtuar se ky është standardi që po ndërtohet në kryeqytet, duke e përshkruar atë si model të institucioneve moderne, funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Megjithëse nuk e ka përmendur askënd me emër, publikimi i Ramës është interpretuar nga shumë komentues si një mesazh indirekt ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia, pikërisht në kohën kur kushtet në Pediatrinë e QKUK-së janë bërë objekt i debatit publik.
Pamjet e publikuara nga Rama tregojnë ambiente të rinovuara dhe të pajisura për trajtimin e fëmijëve në kuadër të shërbimeve primare shëndetësore në Prishtinë./GazetaInfokus

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...

































