Lajme

Rama e Abazoviq vizitojnë Muzeun e Historisë së Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 15 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama se bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë vizituar sot kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, shkruan Gazeta Infokus.

Rama ka publikuar disa fotografi nga vizita në Muzeun Kombëtar të Historisë së Ukrainës në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë këtyre javëve të luftës ruse kundër Ukrainës, muzetë dhe arkivat në të gjithë vendin janë përpjekur të mbrojnë artefaktet dhe dokumentet që përfaqësojnë historinë e Ukrainës.

-Advertisement-

E në ditarin e këtij Muzeu, i pari i ekzekutivit të Shqipërisë ka shkruar që bota ta ndalojë sa më parë luftën në Ukrainë.

“Le ta ndalë bota këtë tmerr dhe le të dalë Ukraina e rilindur prej tij”, ka shkruar Rama.

Rama dhe Abazoviq janë nisur dje drejt Kievit, me ftesë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera