Lajme

Rakiq gjatë protestës: Mos bini pre e provokimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 06 November 2022

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq doli para protestuesve në veri, nga të cilët kërkoi që të mos bien pre e provokimeve. Rakiq tha se presidenti Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar që ta ruajnë paqen dhe njeri tjetrin.

Ndërsa bëri thirrje që të formohet Asociacioni.

“Mandatet janë tonat. Sot jemi mbledhur për te protestuar për shkelje të të drejtave. Na i kanë marrë pronat. Ua kanë ndaluar mjekëve tanë të punojnë. Paqe paqe dhe vetëm paqe. E kemi parë se Kurtit  dhe të tjerëve nuk u interesojnë marrëveshjet. Mos bini pre e provokimeve. Falënderoj Aleksandër Vuçiç i cili kërkoi nga ne që ta ruajmë paqen dhe njeri tjetrin. Por do të mbrohemi dhe nuk do të lejojmë përjashtimin”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera