Lajme

Rafet Gashi merr çmimin “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 28 April 2017

Forcat e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore “Ushtari më i mirë i FSK-së’’ dhe të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë ndërkombëtar’’.

Tetari Rafet Gashi mori vendin e parë ndërkombëtar, ndërsa vendin e dytë ndërkombëtar e fitij Ivo Bosiq nga Kroacia. Kurse, vendin e parë vendor e fitoj Binak Podrimqaku, tetar.

Në garën “Ushtari më i mirë i FSK-së për vitin 2017’’, kanë garuar gjithsejtë 21 pjesëtarë, ndërsa në kuadër të garës ndërkombëtare FSK-ja dhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse garuan me nga dy pjesëtarë.

-Advertisement-

Shtetet pjesëmarrëse në garën e parë ndërkombëtare “Ushtari më i mirë për vitin 2017’’,  që u zhvillua në Republikën e Kosovës, janë: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Komandanti i FSK-sw, Rrahman Rama, duke vlerësuar lartë këtë garë që për herë të parë është ndërkombëtare, tha se me përkushtimin e lartë, ushtarët e FSK po ngritin standardet me shpirt garues.

Ai theksoi gara kishte për qëllim ngritjen e rezultateve të FSK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera