Qytete e fshatra pa ujë për shkak të reduktimeve, Liqeni i Badovcit mund të mbushet nga Ujmani
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 14 August 2022
Ndonëse Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po aplikon reduktime të ujit tash e një kohë, në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, thotë se mund të ketë ujë pa ndërprerje duke e furnizuar Liqenin e Badovcit. Në “Ibër Lepenc”, tregojnë se janë të gatshëm ta mbushin Badovcin nga liqeni i Ujmanit nëpërmjet aseteve dhe kanaleve që kanë.
Ndonëse Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po aplikon reduktime të ujit tash e një kohë, në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenc”, thotë se mund të ketë ujë pa ndërprerje duke e furnizuar Liqenin e Badovcit. Në “Ibër Lepenc”, tregojnë se janë të gatshëm ta mbushin Badovcin nga liqeni i Ujmanit nëpërmjet aseteve dhe kanaleve që kanë.
Sipas KRU “Prishtina”, reduktimet e ujit kanë nisur që nga muaji korrik në Prishtinë dhe fshatra për rreth, Graçanicë, por reduktime ka edhe në Podujevë, Lipjan e Drenas. E gjithë këto reduktime mund të mos ndodhin, pasi Liqeni i Badovcit mund të mbushet nga Liqeni i Ujmanit, ku ka ujë të mjaftueshëm.
E për këtë mbushje të liqenit, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc”, Januz Kabashi, ka deklaruar se duhet të bëhet një kërkesë nga KRU “Prishtina”.
Sipas tij, kanalet e Ibër-Lepencit, kanalet janë funksionale dhe të gatshme për furnizim.
“Prej liqenit të Ujmanit e deri në pikën e fundit në Çagllavicë, janë 90 kilometra gjatësi, ku kalohet nëpër tunele, kuaduktë edhe në kanal të hapur. Kanalet janë funksionale në gjithë gjatësinë e kanaleve të Ibër-Lepenc-it. Në pikën e fundit të ujëmarrjes e kemi në Çagllavicë. Çagllavica është edhe pika e fundit në pompim, për furnizimin e ujit me ujin e liqenit të Badovcit duhet të pompohet dy herë, në Graqankë njëherë dhe njëherë në pjesën tjetër të Çagllavicës. Është një gyp prej Çagllavicë deri në Badovc më gjatësi 7 kilometra në profil të fi-600. Me kërkesën e “KRU Prishtinës”, ne jemi të gatshëm çdoherë të bëjmë furnizimin me ujë në çdo kohë. Kanali ynë do të jetë funksional në momentin që ata kërkojnë”, ka deklaruar ai.
Kabashi bëri të ditur për KosovaPress se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ende nuk ka bërë kërkesë për të furnizuar me ujë liqenin e Badovcit nga Ujmani.
“Jo deri më tani nuk kemi kërkesë nga KRU “Prishtina”. Zakonisht kërkesat bëhen sipas përvojës apo sipas informacioneve që i kemi, diku rreth muajit shtator, edhe pse ne gjendjen në liqen e Ujmanit e kemi të mirë, janë diku rreth 290 milionë kube ujë, nuk ka probleme prej anës tonë për furnizim. Asetet tona dhe kanalet tona janë funksionale deri në pikën e fundit në Çagllavicë, aty ku ndërpritet projekti ynë dhe prej aty vazhdon me asetet e “KRU Prishtinës”, ka theksuar Kabashi.
Sipas tij, Ujmani ka ujë të mjaftueshëm për furnizim që mundëson mos të këtë reduktime as gjatë natës, siç ka paralajmëruar “KRU Prishtina”.
Kabashi tregoi që kanalet mund të jenë të papastruara ndonjëherë, mirëpo nëse ka kërkesë janë gati t’i aktivizojnë brenda 24 orëve.
“Prej Besisë deri në Çagllavicë është gjatësia 35 kilometra, është kanal i hapur, ka edhe sifone, mirëpo është funksional. Ne në vazhdimësi i mirëmbajmë, mund të jenë të papastruara ndonjëherë, mirëpo nëse paraqitet nevoja dhe ka kërkesë për mbushjen e liqenit, ne jemi gati të aktivizojmë brenda 24 orëve. Gjithçka brenda aseteve të Iber-Lepencit janë funksionale”, vijojë Kabashi.
Ai shtoi se prej liqenit të Pridrovicës deri në Çagllavicë, gjithsej 90 kilometra është kompetencë e Ibër-Lepencit, ndërsa gypi prej Çagllavicës deri në Badovc më gjatësi 7 kilometra, që është kompetencë e “KRU Prishtina”, është i dëmtuar për shkak të presionit të pompës së ujit.
“Sipas informatave jozyrtare sepse ne nuk jemi kompetent, pasi është në asetet e “KRU Prishtinës”, e dimë që ai gyp është i dëmtuar. Dëmtohet për shkak të presionit të pompës tonë aty edhe përpjetës deri te liqeni. Kemi pasur biseda me “KRU Prishtinën”, kanë thanë që ka nevojë të nderohet ai gyp sepse është shumë i vjetër, andaj krijohet edhe humbja. Duke pasur parasysh që janë edhe shpenzimet të larta, sepse për të shkuar uji deri te liqeni i Badovcit prej Besisë e deri në Çagllavicë, duhet të pompohet me dy pompa, janë shpenzime të mëdha. Ne gjithashtu sheshim ujë industrial edhe kostoja është më e lartë, prandaj është problem i “KRU Prishtinës”, po më siguri ata i ndërmarrin masat të cilat i takojnë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu theksoi se ka mundësi të këtë rrjedhje nga liqeni i Badovcit, pasi nuk ka thatësira edhe shumë./KP
Të tjera
-
Vetaksidenti në Drenas: Njëra prej të lënduarave në gjendje shumë të rëndë
Dy vajza janë vetaksidentuar me motoçikletë gjatë ditës së hënë në fshatin Do...
-
25 vjetori i çlirimit të Prishtinës, Rama bën thirrje për unitet
Në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Prishtinës u mbajtën disa...
-
Biden “humb” në skenë: Pamjet e publikuara së fundmi shqetësojnë votuesit e tij
Joe Biden u shfaq i humbur dhe i hutuar pasi mbaroi fjalimin në Konferencën e...
-
Sveçla në Itali, takohet me Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron për vizitë zyrtare ...
-
1 muaj pa ujë, banorët e fshatit Shashkovc të Prishtinës detyrohet ta bartin me vetura, flasin nga Ujësjellësi
Banorët e fshatit Shashkovc të komunës së Prishtinës tash e 1 muaj kanë mbetu...
-
Përmbytet varka në Jemen/ 49 emigrantë të vd*ekur, vijon operacioni për kërkimin e vik*timave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Jemenit, me një varkë të mbushur ...
-
BE: Raporti i Borrell për masat ndaj Kosovës ende nuk i është dorëzuar KE-së
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti i Përfaqëusesit të Lartë, Jose...
-
Gjendet rrenoja e avionit të zv.presidentit të Malavi, asnjë i mbijetuar
Rrënojat e avionit që mbante nënpresidentin e Malavisë, Saulos Chilima, u gje...
-
Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës, rrëzohet Lulzim Basha
Gjykata e Apelit vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelim...
-
Kurti u takua me përfaqësues të grupit të inovacionit “Yes-EU”
Në margjina të samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga The Economis...
-
Komuna e Podujevës ia jep për shfrytëzim ShSKUK-së objektin e Poliklinikës Specialistike
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimit Sp...
-
10 vite nga vdekja e Arbnor Deharit, ish aktivisti i LVV-së: Zëvendësministri i Albulena Haxhiut më përzuri nga ministria pasi i kërkova drejtësi
Sot janë bërë 10 vite prej kur është ndarë nga jeta ish aktivisti i Lëvizjes ...