Sport

Qytetari gozhdon kreun e Ballkanit: ‘Ecni se klubi ekziston edhe pa ju”

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 14 January 2020

‘Lufta’ për ta kap timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdon edhe me tutje, shkruan Gazeta inFokus.

Së fundmi ka bërë bujë një takim mes drejtuesve të klubeve nga Superliga dhe Liga e Parë.

Fotografia e Tahir Batatina

-Advertisement-

Madje ka pasur zëra se ky takim i kryesuesve të klubeve është mbajtur më qëllim që ta rrëzojnë nga froni kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademin, shkruan Gazeta inFokus.

E pas këtyre zërave dhe pas kësaj mbledhje ka reaguar edhe Presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i njohur si ‘Cima’.

Kabashi ka bërë apel që të ruhet edhe kjo pak rini që ka mbetur në Kosovë, duke aluduar se vetëm hatri i fëmijëve dhe kësaj rinie po investon në klubin e qytetit të Suharekës.

Reagimi i Kryetarit të Klubit të Ballkanit, Arsim Kabashit:

Por, ndaj Presidentit të Ballkanit ka reaguar një qytetar, i cili ka thënë se fëmijët që janë pjesë e shkollës së Ballkanit paguajnë për tu stërvitur dhe se Presidenti Kabashi investon vetëm në ekipin e parë.

Madje ky qytetar i ka thënë Kabashit që mund të largohet, pasi klubi ekziston edhe pa të.

Gazeta inFokus ju sjellë më poshtë reagimin e këtij qytetari ndaj kreut të Ballkanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera