Lajme

Qytetari gjen portofolin me para e dokumente personale, e dorëzon në Polici

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 22 August 2024

Një qytetar ka dorëzuar sot në stacionin policor të Lipjanit një portofol.

Policia ka njoftuar se në portofol ka pasur dokumente personale dhe një shumë të parave.

“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorëzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe të mërkurën në Pejë.

Policia e Kosovës duke çmuar këtë gjest human, ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera