Lajme

Qytetarët të pa interesuar për protestën kundër mosliberalizimit të vizave

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 24 June 2022

Një numër simbolik i qytetarëve kanë dalë për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë, nga ana e Bashkimit Evropian.

Protestuesit dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në dorë Flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, duke paraqitur kështu Kosovën e izoluar.

E pranishme në protestë ishte edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj.

-Advertisement-

Kosovarët patën shpresa se dje, gjatë mbledhjes së Parlamentit Evropian, në diskutim do futej edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, por kjo nuk ndodhi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera