Qytetarët ankohen, Policia mohon mosfunksionimin e sistemit të pagesave të gjobave në trafik
Autori: Sylejman Sylejmani
15:21 | 16 September 2019
Sh.B. kishte paguar tri dënime për kundërvajtje në trafikun rrugor, të cilat i ishin shqiptuar nga Policia e Kosovës.
Megjithatë, ai përkundër që e kishte kryer pagesën, emri i tij nuk ishte fshirë nga sistemi i pagesave të kundërvajtjeve në trafik të policisë, shkruan Gazeta inFokus.
Në këtë sistem, Sh.B. figuronte në listën e personave që nuk i kanë paguar dënimet.
Sipas asaj që ka treguar për Gazetën inFokus, kjo gjë i ka ndodhur edhe më parë, prandaj i ka mbajtur si dëshmi dokumentet që tregojnë se e ka paguar dënimin.
Në këtë mënyrë, duke u lajmëruar në njërin prej stacioneve qendrore të Policisë ai e ka hequr emrin e tij nga ky sistem.
Megjithatë, përkundër raportimit të disa rasteve të tilla, Policia e Kosovës në një prononcim për Gazetën inFokus kanë treguar se sistemi është duke funksionuar shumë mirë.
“Është bërë ndërlidhja e sistemeve të pagesave të kundërvajtjeve në trafik me UNIREF të gjenerueshëm në mes të Policisë dhe institucioneve të autorizuara që kryejnë këto shërbime, me ç’rast evidentimi në sistem është duke u bërë në mënyrë automatike/online, ku deri më tani një sistem i tillë është duke funksionuar dhe nuk ka nevojë që kundërvajtësit t’i sjellin dëshmitë në polici”, thuhet në përgjigje.
E në rast se qytetarëve u humbin dëshmitë e pagesave, sipas tyre duhet të drejtohen tek institucioni ku e kanë kryer pagesën për të marr dëshminë se e kanë paguar gjobën dhe të njëjtën ta dërgojnë në stacionin më të afërm të policisë.
Aty, sipas tyre do të bëhet verifikimi edhe editimi në sistem.
Megjithatë, përkundër deklarimit se sistemi po funksionon mirë, në polici nuk kanë treguar se sa është numri i rasteve kur qytetarët e paguajnë dënimin dhe emri i tyre nuk hiqet nga sistemi.
Kujtojmë se edhe më parë është raportuar për probleme të tilla. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...


























