QUINT-i ia “ftoh” Rakiqit, i thotë targat RKS e pavarësia janë OK

Autori: Gazeta inFokus
20:39 | 16 August 2022
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, bashkë me krerët e katër komunave në veri të Kosovës, është paraqitur të martën nga Beogradi.
Pas takimit që e kishin me drejtorin e zyrës qeveritare të Serbisë, Petar Petkoviq, Rakiq tregoi se të hënën mbi dy orë biseduan në Prishtinë me ambasadorët e shteteve të grupit QUINT të akredituar në Kosovë.
“Ata na ftuan që ne të pranojmë realitetin në terren dhe ky realitet është që Kosova është e pavarur. Ne u thamë qartas “asnjë serbë se pranon këtë pavarësi dhe kurrë s’do e pranojnë” Ne shohim kah Brukseli, kah presidenti jonë Aleksandar Vuçiq, pra shohim tavolinën e Brukselit. Për ne kjo kurrë nuk është punë e kryer e as që do të jetë”, theksoi Rakiq.
Sipas tij,punë e kryer është dhe përkrahja që e kanë ndërkombëtarët për qeverinë kosovare në zbatimin e vendimit për reciprocitet me dokumente e konvertimin e targave të makinave nga regjistrime të vjetra të Serbisë KM në RKS.
“Dua të ua sqaroj të gjithëve se ato nuk janë tabela të Millosheviqit, por janë tabela që i lëshon Serbia për qytetarët tanë që jetojnë atje poshtë pra në Kosovë” shtoi Rakiq, që është ministër për komunitete e kthim në qeverinë e Kosovës.
Nga ana e saj nënkryetarja e Zubin Potokut foli mbi atë që e quajti “qëndrimin e drejtë të serbëve karshi vendimeve të qeverisë në Prishtinë”
“Këtë mëngjes kur erdha për Beograd në kalimin administrativ më pritën armë të gjata. Ju flas si nënë e dy fëmijëve që jeton në Kosovë ,dhe e cila përnjëmend do që nipërit ti jetojnë aty sepse kjo është toka e stërgjyshërve me shekuj e shekuj. Ajo çka po bëjnë institucionet në Prishtinë s’i përshtatet askujt e aq më pak neve. Ne kurrë s’do pajtohemi me vendime të njëanshme të zotëri Albin Kurti”, tha Latinka Utviq, nënkryetare e Zubin Potokut.

Të tjera
-
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të shtunën del sot para Gjykatës në Beograd
Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu, është ndaluar nga autoritetet serbe më 7...
-
Mocioni për rrëzimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të dorëzohet më 12 qershor
Ekipet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhe...
-
Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuv...
-
Kolona me kilometra në dalje të autostradës së re në Milot (PAMJE)
Një kolonë e gjatë me kilometra u shënua sot në segmentin e daljes së autostr...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth z...
-
Tentativa e 29-të, nesër mblidhen sërish deputetët
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari...
-
Vetëvendosje njofton se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kry...
-
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ...
-
Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan
Anketa më e fundit e Eurobarometrit ka zbuluar ndryshime të dukshme në percep...
-
Çmimet e konsumit më të larta krahasuar me vitin e kaluar
Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhë...
-
Policia: Vde*kja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbë...
-
Kurti thotë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale ...