Bien lehtë temperaturat në 5 ditët e ardhshme, të mërkurën shi e breshër

Autori: Gazeta inFokus
16:37 | 08 June 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë rënie të lehtë të temperaturave maksimale.
Sipas këtij institute, java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave për rreth 3 deri në 6 gradë Celsius krahasuar me ditët e kaluara.
Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
E martë – Mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjt 26-29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.
E enjte- Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperiperendimit me shpejtesi 1-4m/s.
E premte- Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Të tjera
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...
-
Kurti prezanton qëndrimin e Kosovës për konfliktin Izrael-Iran: Zgjidhje diplomatike, Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal
Republika e Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të situatës ...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Mira Murati, shqiptarja që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale...
-
Netanyahu: Izraeli do të godasë çdo objekt dhe çdo shënjestër të regjimit të Ajetollahut në Iran
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se sulmet e Izraelit ...