Ekonomi

QKUK-ja fiton shumë nga parkingjet, por po ofron shërbim të pasigurt

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 07 October 2018

Mbi 20 mijë euro në muaj siguron QKUK-ja nga parkingu, por nuk ofron siguri e as hapësirë të mjaftueshme për automjetet.

Pas digjitalizimit të hyrje – daljeve, Qendra Klinike Universitare e Kosovës për një ditë po fiton nga parkingu deri në dy mijë euro.

Përderisa qytetarët ankohen për çmimet e larta, kështu nuk mendon zëdhënësi i kësaj qendre, Shpend Fazliu.

-Advertisement-

“Jo, çmimi nuk është i shtrenjtë, është sikur në çdo parking tjetër dhe llogaritet në bazë të orëve që qëndron, duke filluar startin nga 50 cent e tutje. Sistemi është i digjitalizuar dhe nuk jep mundësinë e manipulimit”, thotë ai.

Duke e parë kërkesën e madhe për parkingje, QKUK-ja ka menduar që t’i rris kapacitetet.

“Numri i automjeteve që hynë brena ditës në hapësirat e Klinikës Universitare të Kosovës, është mjaft i madh, sepse janë diku rreth 3 mijë punëtorë… Ka parkingje të ndryshme brenda QKUK-së, duke filluar nga ‪200-300-500 dhe mund të them që diku mbi 2 mijë makina brenda ditës parkohen vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pritet që edhe më tutje të ketë zgjerim të parkingjeve, por këto parkingje të jenë sa më larg hapësirave spitalore”, thekson Fazliu.

Ai gjithashtu apelon tek qytetarët që të mos futen me veturat e tyre brenda hapësirave të QKUK-së.

Qendra më e madhe spitalore në vend vendosi rreth një vit më parë shërbimet e reja digjitale në tri hyrje – daljet e saj, të cilat menaxhohen nga ky institucion dhe të hyrat dedikohen për shërbimet spitalore. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera