Qipro: S’e njohim Kosovën, tensionet në veri janë shqetësuese
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/b_b_giorgallas1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 12 June 2023
Qipro nuk ndërron qëndrim karshi pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri qipriot i mbrojtjes, Michalis Giorgalla, në një takim me ministrin serb të mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Mes tjerash, zyrtari i lartë shtetëror i Qipros fajëson qeverinë kosovare për ngjarjet e kohëve të fundit në pjesën veriore të vendit, për çka thotë se “po i vëzhgojmë me vëmendje”.
“Po i vëzhgojmë me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë. Përleshjet e fundit mes poliicsë dhe serbëve etnikë në ato zona, të cilat u provokuan nga Prishtina me përpjekjet e tyre për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale, janë burim për shqetësim të thellë”, ka tënë ai.
Qiproja, mes tjerash, bën thirrje për shtensionim dhe vazhdim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dhe, më lejoni të theksoj, se Qipro qëndron në pozicionin e saj parimor të mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë të Kosovës”, thotë mes tjerash ai, siç e citoi në një postim në rrjetin e tij në Instagram, ministri serb i mbrojtjes.
Qiproja kishte dhënë shenja “zbutjeje”
“Jemi konsistentë dhe parimorë në mosnjohjen e Kosovës”, pati thënë muaj më parë ambasadori në largim i Qipros në Beograd, Dimitros Teofilaktu në një intervistë dhënë për “Politika”-n e Beogradit.
Diplomati qipriot thirrej në leximin e tij të së drejtës ndërkombëtare pavarësisht asaj se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010 – si instanca më e lartë e interpretimit të së drejtës – pavarësinë e Kosovës e ka vlerësuar si plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Megjithatë, ai lë të hapur mundësinë e përmirësimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve kosovaro-qipriote.
“Qiproja respekton integritetin territorial të Serbisë, njëjtë siç respekton edhe integritetin territorial të të gjitha gvendeve. Pozicioni ynë në mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, dhe atë jo vetëm sepse edhe ne kemi problem të njëjtë. Në mënyrë që të jemi kredibilë, duhet të jemi të udhëzuar nga qëndrime konsistente dhe parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, pati thënë ambasadori qipriot.
Marrëdhëniet serbo-qipriote ambasadori i vlerëson si të shumështresshme dhe tradicionalisht të forta. “Sa i përket ngjarjeve aktuale ndërmjet Qipros dhe Kosovës, neve na duhet të mbështesim njëri tjetrin përzemërisht, derisa hapim zona të reja për përmirësim të mëtejmë të marrëdhënieve”, ka thënë ai,
Në përputhje me politikat e unionit evropian, Qiproja e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, tha ai, por se vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e të gjitha dispozitave në lidhje me Asociacionin e Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, sepse “ato janë politikat kyçe të Beogradit në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit”.
Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, kohëve të fundit ka pretenduar se ka marrë “siguri të mëdha” nga bashkëbiseduesit e tij qipriot, se po qe se edhe katër vendet tjera të unionit do të ndërronin qëndrim karshi mëvetësisë së shtetit të Kosovës, Qiproja nuk do ta bënte këtë. Megjithatë, një absolutizëm i tillë, nuk është thënë nga ndonjë zyrtar i Qipros.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena1.jpg)
Të tjera
-
Vendimi i Gjykatës, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut: Dënimi është i ulët, si familje jemi demoralizuar
Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu që u vra mizorisht...
-
Konjufca s’u lejua të marrë pjesë në takim, Osmani tregon arsyet pse
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nënkryetari i ...
-
Nuk i shkoi Kurti në takim, Osmani, mediave: Nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni atë drejtpërdrejt
Presidentja Vjosa Osmani u ka thënë gazetarëve se duhet ta pyesin vet kryemin...
-
Presidentja thotë se ende nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot nuk u caktua një datë për mb...
-
Kurti në takim me ambasadorë, s’merr pjesë në takimin e ftuar nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban takim me liderët e përfaqësuesit ...
-
Dënohen me 84 vjet burgim pesë të akuzuarit për vrạsjen e 23-vjeçarit në Volljakë të Klinës
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve...
-
LVV: I ka kaluar mandati Komisionit Hetimor për Subvencionimin e Teksteve Shkollore
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) përmes një konference për sht...
-
Betohen para Begajt ministrat e rinj nga kabineti i Ramës
Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur se sot janë betuar katër ministrat e ri...
-
Vetëvendosja nuk merr pjesë në takimin me Presidenten Osmani
Takimi që ka caktuar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me kry...
-
Haradinaj: Shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së fundmi ka lëshu...
-
O’Brien para Senatit: Dodik i izoluar, Kroacia dhe Serbia nuk e pranojnë ndarjen e Srpska-s dhe ndryshimin e kufijve
Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien, ka dëshmuar para Komisionit për P...
-
IKD publikon raportin për sesionin pranveror të Kuvendit: Pati ndërhyrje në sistemin e drejtësisë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin për Kuvendin e K...