Qeveria paralajmëron trazira (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
10:43 | 18 November 2018
Mbi 20 skema sociale sa paguhen aktualisht nga buxheti i shtetit dhe kërkesat në rritje për skema të reja mund ta çojnë vendin drejt trazirave sociale, thuhet në një dokument të brendshëm të Ministrisë së Punës, i hartuar këtë muaj. Në dokument thuhet se mundësitë buxhetore janë të limituara për t’i akomoduar të gjitha këto skema pensionale.
Kërkesat në rritje për skema të reja pensionale dhe mundësitë e vogla buxhetore për ti mbuluar ato, mund ta çojnë vendin drejt trazirave sociale, paralajmëron Ministria e Punës, në një dokument të sajin të hartuar këtë muaj. Këtë pretendim kjo ministri e mbështet në mbi 20 kategori sociale sa marrin aktualisht pension nga buxheti i shtetit dhe dhjetëra kërkesa të reja për përfshirje në sistemin pensional.
Sipas këtij dokumenti i cili quhet “Rregullimi dhe Menaxhimi i Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve nga Sigurimi Social”, mundësitë buxhetore për t’i akomoduar të gjitha këto kërkesa mund ta çojnë vendin drejt trazirave sociale, shkruan Buletini Ekonomik.
Dokumenti, i cili ka për qëllim reformimin e sistemit pensional në Kosovë, është hartuar këtë muaj dhe ishte paralajmëruar ditë më parë edhe nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
“Vazhdimësia e këtij sistemi nuk lejon ngritjen e pensioneve pasi që miliona euro do të shkojnë në financimin e skemave të reja pensionale. Në një situatë të tillë polarizimet shoqërore do të jenë të pashmangshme dhe kjo situatë mund dhe do të dalë nga kontrolli ku do të kemi demostrata të grupeve të ndryshme për të perfituar skema të reja pensionale dhe të atyre të tanishmëve për t’i rritur pensionet”.

Në dokument thuhet se sistemi i tanishëm pensional lejon zgjerimin e skemave pensionale në mënyrë të pakontrolluar dhe është shumë e lehtë për tu keqpërdorur nga politika për qëllime elektorale duke favorizuar një grup të caktuar për të përfituar të drejtën në pension.
“Në rast të vazhdimit të gjendjes aktuale, problemet e diferencimit në mes të kategorive do të rriten, numri i ankesave do të vazhdojë të rritet, do të shtohet numri i skemave të reja.”
Për me tepër, dokumenti i Ministrisë së Punës tërheq vërejtjen se me implementimin e shumë skemave pensionale pa ndonjë kriter të mirëfilltë është “hapur rruga për kërkesa të reja për grupe të ndryshme të cilët bazuar në skemat e deritanishme mendojnë se i plotësojnë kushtet për të përfituar financiarisht”.
Ministria e Punës në dokument tregon për rrezikun që i kanoset buxhetit të shtetit për t’i akomoduar të gjitha këto kërkesa. Sipas saj, problem është dhe do të mbetet edhe në të ardhmen financimi i të gjitha skemave aktuale, por sidomos skemave që priten të vijnë.
“Kur kemi parasysh që sot kemi mbi 22 skema pensonale, janë në pritje edhe disa projektligje si ligji per policinë, për arsimtarët dhe bazuar në këto kritere nuk duhet përjashtuar kërkest për pension të puntorëve shëndetësorë të viteve 90’, puntorëve të sportit të viteve 90’, puntorëve të tjerë të Republikës së Kosovës të viteve 90. Kështu, në periudhë afatshkurte dhe afatmesme do të shfaqen vështirësi financiare për t’i paguar të gjitha këto shpenzime pensionale”, thuhet në dokument.


Një problem tjetër është edhe shumësia e ligjeve që e rregullojnë sistemin pensional. Kjo sipas Ministrisë së Punës ka shtyrë në konfuzion dhe paqartësi edhe organet ekzekutive ku, sipas tye, mbetet sfidë në vete për të kuptuar se kur dhe kujt i takojnë më shumë se një pension nëse i plotëson kushtet.
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është ta trajtojë sistemin e sigurimit social në Kosovë, përkatësisht, sistemin pensional dhe atë të invaliditetit.
Dokumenti sugjeron ridizajnimin e sisitemit të sigurimit social, kryesisht shtyllen e parë të sistemit e cila është e bazuar në kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit, duke e ndarë atë nga shtylla zero ose skemat që financohen nga buxheti i shtetit. /Buletini Ekonomik

T� tjera
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...



































