Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen mbi 200 milionëshe me Amerikën
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 27 July 2022
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një projektligj, dy raporte dhe një vendim.
Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Sipas njoftimit nga Qeveria, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti gjashtëmujor i Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.
“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar drejt Amerikës.
Në këtë vizitë, do të nënshkruhet marrëveshja me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, që llogaritet të jetë investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë.
Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë..
Një takim rreth këtij programi u pat mbajtur në Prishtinë më 5 korrik të këtij viti ku një delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe atij të Kosovës kishin diskutuar për grantin rreth 237 milionë dollarësh.
Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).
Programi do të përfshijë tri projekte:
- Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë 340 MËh),
- Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe
- Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim

T� tjera
-
Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të ...
-
Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këng...
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...
-
Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin, për ndalimin e tregtimit të ...
-
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova të intensifikojë diplomacinë me SHBA-në
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova...
-
Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri ven...
-
Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dy...
-
Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interp...
-
Qeveria e Kosovës mblidhet sot
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë t...
-
Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge...
-
“Më pë*rdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij
Rrëfime tronditëse të disa ish-modeleve kanë zbuluar përmasat e abuzimit seks...
-
Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varf...

































