Qeveria miraton një projektligj, Kurti: Jemi shteti i parë në rajon që e bëjmë këtë
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 20 July 2022
Qeveria e ka miratuar prjektligjin për sanksione të shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.
Kryeministri Albin Kurti foli për qëllimin e këtij projektligji që u soll në mbledhjen e Ekzekutivit nga Ministria e Drejtësisë.
“Projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.
Kurti tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka vendosur ta rregullojë këtë çështje.
“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje. Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve që janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”, theksoi Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projektligj, “vendi rreshtohet në radhën e shteteve demokratike”, dhe se ai “ka rëndësi në avancimin e demokracisë”.
Paraprakisht, Qeveria aprovoi ekstraktin e procesverbalit dhe transkritit nga dy mbledhjet paraprake, si dhe draftin e strategjisë për avancimin e komunitetit rom dhe ashkali në Kosovë.
Të tjera
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...
-
Mbyllet takimi trepalësh, tash takime shtesë
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, për çështjen e dinarit. Tani do...
-
Kurti shpreh keqardhje për plago*sjen e homologut sllovak
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut ...
-
Platformë digjitale për historinë e Prishtinës
Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe pë...
-
Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dënojmë fuqishëm këto akte dhu*ne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministri...