Ekonomi

Qeveria miraton marrëveshjen me Bankën Botërore prej 14.3 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 20 October 2017

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky projekt ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregti dhe do të ndikojë në rritjen e konkurrueshmërisë për produktet që ekposrtohen nga tregu i Kosovës raporton ekonomiaonline.

“Pas nënshkrimit me Bankën Botërore, në realizimin e një projekti tregtarë Ministria e Financave ka përgatitur marrëveshjen, që kap shifrën prej 14.3 milionë euro, me 25 vite maturitet, 5 vite grejs periudhë dhe 0.45 për qind normë interesi”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera