Ekonomi

Qeveria Kurti| Profilet e ministrave që do të udhëheqin me sektorët e ekonomisë

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 04 February 2020

Të hënën me shumicë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria Kurti.

Në marrëveshjen e nënshkruar një ditë para votimit nga LDK e VV, të dy këto parti kanë nga gjashtë ministri, shkruan gazeta iNFokus.

Vetëvendosje ka zgjedhur për ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdarin.

-Advertisement-

Ndërsa Lidhja Demokratike për ministër të Infrastrukturës dhe Ambientit e ka propozuar Lumir Abdixhikun, kurse për ministër të i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafën, shkruan gazeta inFokus.

Por, kush janë këta ministra që do të udhëheqin ministritë që kanë të bëjnë me ekonominë e Kosovës?

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve

Besnik Bislimi është nga Bukoviku i Gjilanit. Ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ka doktoruar në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në sferën e makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut.

Në Andreë Young School of Policy Studies të Georgia State University në Atlantë, SHBA përmes Programit të Bursave Fulbright ka ndjekur hulumtimet e post-doktoratës në sferën e decentralizimit fiskal për vendet në zhvillim.

Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë. Po ashtu, mban pozitën e udhëheqësit të njësisë për ekonomiks në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti.

Aktualisht, ai mbanë pozitën e nënkryetarit në LVV.

Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike

Rozeta Hajdari nga Peja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, ka përvojë profesionale 17 vjeçare në zbatimin e projekteve, planifikimin dhe koordinimin e politikave, monitorimin dhe vlerësimin në nivel ndërkombëtar, me fokus në arsim dhe administratë publike.

Ajo ka vijuar mësimet në shkollën e mesme, gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, ndërsa ka vazhduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Ekonomisë.

Po ashtu, Hajdari ka studiuar në “Linnaeus University”, në Suedi, ndërsa tashmë jeton në Prishtinë.

Rozeta Hajdari është koordinatore për arsimin e lartë dhe qeverisje në Agjencinë Austriake të Zhvillimit. Ajo kishte bashkëpunuar për disa vjet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si eksperte ndërkombëtare e arsimit në lidhje me hartimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë në sektorin e arsimit. Hajdari ka udhëhequr Qendrën e Koordinimit të Donatorëve (DÇ) në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës gjatë periudhës shtator 2006, deri në korrik të vitit 2008.

Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Lumir Abdixhiku, i lindur më 22 prill 1983, është politikan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2006 ka marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë.

Në vitin 2013 ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vjetëve hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Abdixhiku gjithashtu është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i është bashkuar Institutit në vitin 2005 dhe që nga atëherë është i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit në Kosovë dhe jashtë saj.

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Besian Mustafa është i lindur më 14 gusht 1984 në lagjen Dardania në Prishtinë ku edhe përfundoi shkollën fillore. Arsimin e mesëm e filloi në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, për ta përfunduar në Illinois në Amerikë.

Vazhdoi studimet universitare në dy drejtime, financa dhe kontabilitet, në La Roche University në Pittsburgh, Pennsylvania dhe Masterin në administrim biznesi në Neë York City.

Aktualisht është si zëdhënës i LDK-së dhe mbi 7 vjet pozita menaxheriale në banka, në investime dhe menaxhim të riskut, ku ka menaxhuar portfolio prej 360 milion euro, 3 vjet kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovim të Investimeve në Qeverinë e Kosovës, mbi 600 milionë euro investime të huaja në Kosovë gjatë kësaj periudhe, bashkë me USAID dhe KfË, ka themeluar Fondin për Garanci Kreditore që ka rritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe mesme për 100 milionë euro, mbi 5 vjet ligjërues i ekonomisë në Staffordshire University, AAB dhe Riinvest. /Është anëtar i bordit në fondacionin e bamirësisë të themeluar nga Dua Lipa “Sunny Hill Foundation”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera