Qeveria e pranon se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 pritet të ngadalësohet, shkak përmendet lufta në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
17:15 | 30 April 2022
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër që aktiviteti ekonomik ka tejkaluar pritshmëritë me një rritje rekorde, për këtë vit janë të detyruar që të rishikojnë planifikimet.
Gjatë këtij viti, Kosova pritet të ketë rritje më të vogël ekonomike.
Kjo për shkak të lëvizjes së çmimeve në tregjet globale dhe ndikimit nga lufta në Ukrainë.
“Si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë, ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rritje më të moderuar në vitin 2022, andaj edhe vlerësimet e Ministrisë së Financave janë rishikuar krahasuar me ato fillestare për këtë vit. Nga parashikimet presim që rritja reale e vitit 2022 të arrijë 5.7 %, nxitur kryesisht nga eksporti neto dhe investimet, kurse rritja nominale përsëri do të jetë dyshifrore, megjithatë janë presionet inflacionare që ndikojnë që rritja reale kësaj radhe të jetë me e ulët”, ka thënë Murati në mbledhjen e Qeverisë.
Në bazë të të dhënave deri në muajin prill, Murati tha se të hyrat buxhetore kanë vazhduar të shënojnë rritje krahasuar me vitin paraprak, pra 21% më shumë. Si rezultat i rritjes ekonomike dhe informalitetit.
Të tjera
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...
-
E ndoqi me Audi A7, dosja e prokurorisë zbulon detaje të reja për vrasjen në Ferizaj
Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Ferizajt në orët e para të mëng...