Ekonomi

Qeveria e dinte se Banka Botërore nuk e përkrahë “Kosovën e Re”

Autori: Sylejman Sylejmani 19:51 | 11 October 2018

Qeveria e Kosovës siç duket e ka ditur më herët vendimin e Bankës Botërore për të mos e përkrahur projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Por, e ka mbajtur të fshehtë këtë vendim për shkak se do t’u binte njëri prej argumenteve dhe njëri prej akterëve kryesorë që i ka mbështetur ata.

Kështu deklaron për inFokus, Rinora Gojani nga KOSID, e cila ka përcjellur nga fillimi këtë projekt.

-Advertisement-

Gojani thotë pas vendimit të Bankës Botërore është krijuar një realitet i ri, të cilin duhet ta kuptojë edhe Qeveria e Kosovës.
“Banka Botërore nuk është tërheq pa arsye. Rruga përpara është investimi në burime të pastra. Çka po bëjmë thirrje ne është që Qeveria të tërhiqet në këtë fazë, për shkak se sa më thellë që hyjmë me investitorin, aq më shtrenjtë do të na kushtojë neve si Kosovë, por edhe qytetarëve”, thekson ajo.

Menaxherja e programeve në KOSID thotë se Kosova e ka të siguruar bazën e konsumit të energjisë, vetëm se kujdes duhet të ketë në masat efiçiente.

“Kosova e ka bazën e konsumit të energjisë nga Kosova B. Ne masat e efiçiencës duhet të jemi më këmbëngulës ti bëjmë sepse Kosova i humb 37% të energjisë të cilën e prodhon. Humbjet e energjisë duhet të vijnë minimum 5%. E gjithë ajo energji përkthehet në energji e cila konsumohet nga qytetarët”, thotë ajo.

Gojani tregon se ka shumë investitorë të cilët janë të interesuar që të investojnë në energji të ripërtritshme, por ka procedura shumë burokratike të cilat po ua pamundësojnë atyre investimin.

Sipas saj, këto procedura janë bërë për ta shtyrë përpara projektin e “Kosovës së Re”.

Gojani shton se Kosova ka probleme me rrymë vetëm gjatë dimrit, për shkak se ajo keqpërdoret.

Prandaj thekson se shteti nuk duhet ta ndërtojë një termocentral shumë të kushtueshëm, vetëm për t’u ngrohur. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera