Lajme

Që nga muaji mars dalin pagat me rritje

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 13 February 2023

Të enjten Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti prej 105 euro.

Me këtë mundësohet që në mars pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në koeficientin e ri.

Ligji u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas kalimit të amendamenteve të këtij Ligji, në momentin kur po votohej deputetët e LDK-së lëshuan seancën, ndërkaq deputetët e PDK-së nuk morën fare pjesë në votim.

-Advertisement-

Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro. Koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues.

Javën e kaluar, Zyra e Avokatit të Popullit ka thënë se janë pranuar 18 ankesa kundër Ligjit për pagat në sektorin publik.

Ky institucion ka thënë se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm. Megjithatë, Ligji nuk është dërguar ende në Gjykatën Kushtetuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera