Lajme

Qartet Zelensky: I ka disa fjalë për Vladimir Putinin

Autori: Islam Morina 20:01 | 03 March 2022

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, në një intervistë dhënë mediave ndërkombëtare ka zbrazur mllefin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Zelensky i është drejtuar atij duke i thënë ta lërë vendin e tij, nëse jo të ulet në tavolinën e bisedimeve më të, por jo në distancë prej 30 metrash siç bëri me Macronin dhe Scholzin, shkruan Gazeta Infokus.

“Zot i madh, çfarë do? Lëre vendin tonë. Nëse nuk do ta lësh tani, ulu me mua në tavolinën e bisedimeve, por jo nga 30 metra larg, sikurse me Macronin dhe Scholzin. Ulu me mua dhe bisedo. Nga se po frikësohesh? Ne nuk përbëjmë kërcënim për askënd”, ka shkruar Zelensky në Twitter./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera