Fun & Video

Putin noton në ujin e akullt

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 21 January 2019

Presidenti rus, Vladimir Putin, e kremtoi me një zhytje në ujrat e ngrira epifaninë ortodokse.

Në shumë vende të botës, festa e ujit të bekuar mbahet në 6 janar, por mjaft rusë ortodoksë e shënojnë këtë ditë me zhytje në ujrat e akullta të lumenjve dhe liqeneve në 19 janar. Qyteti i Moskës mori masat për të organizuar zhytje në 60 vende të saj në kuadër të këtij eventi këtë vit.

Putini nuk e sqaroi se ku e bëri kredhjen e tij, por tha vetëm se ajo ishte në zonën e Moskës.

-Advertisement-

Zhytja në ujë në ditën e epifanisë kujton pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Skena të ngjashme me ato të Rusisë pati edhe në Beograd, ku besimtarët janë hedhur në ujrat e ftohta të lumit Sava për të marrë kryqin e drunjtë.

Ceremoninë e shkurtër në breg me muzikë e gra të veshura në rroba që kujtonin ato mesjetare, e organizoi grupi i quajtur “Urdhri mbretëror kalorsiak”, përgjegjës edhe për festivalin e rëndësishëm me tematikë Mesjetën që mbahet çdo verë në Serbi.

Kredhja në ujë në ditën e epifanisë është një traditë e ripërtërirë në Serbi dy dekada më parë me bekimin e patriarkut serb e përgjatë këtyre viteve është organizuar në pothuajse të gjithë lumenjtë e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera