Lajme

Punonjësit e shpëtimit në Turqi ngrejnë alarmin: Të mbijetuarit e tërmetit rrezikojnë të vdesin nga infeksionet

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 13 February 2023

Një punonjës shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi ka paralajmëruar se të mbijetuarit e katastrofës rrezikojnë “të vdesin nga infeksionet dhe sëmundjet” pasi infrastruktura bazë u shkatërrua nga tërmetet.

Vaksinat kundër tërbimit dhe tetanozit janë dërguar në zonat e tërmetit, tha Fahrettin Koca, ministri i shëndetësisë, ndërsa shtoi se farmacitë e lëvizshme filluan të funksionojnë gjatë fundjavës.

“Nëse njerëzit nuk vdesin nën rrënoja, ata do të vdesin nga lëndimet, nëse jo do të vdesin nga infeksioni,” tha punëtori i ekipit të shpëtimit, i cili ndodhet në provincën juglindore të Sanliurfa. “Këtu nuk ka as tualete. Është një problem i madh”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Problemi ka të ngjarë të intensifikohet në Siri, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që tha dje se sistemi i saj shëndetësor është rrënuar nga vitet e luftës civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera