Punon me femra joshëse, Ermal Mamaqi tregon për kë ishte xheloze Ami

Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 19 November 2020
Mbrëmjen e kaluar, aktori, producenti dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte si rrallëherë në një intervistë, ku foli gjerë e gjatë për jetën e tij personale, punën e planet e së ardhmes.
Gjatë intervistës në “Roped With Olsi”, Ermali tregoi gjithashtu edhe arsyen pse është larguar këto kohë nga ekrani.
Ai shpjegoi se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.
“Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim. Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, u shpreh Ermali.
Gjatë intervistës, aktori nuk la pa prekur edhe jetën personale dhe marrëdhënien e tij me Amin.
Puna e ka lidhur Ermalin me shumë femra, por a është xheloze Ami për to? A është ndonjëra që Ami nuk e duron dot?
Kësaj pyetjeje Ermali iu përgjigj: “Do të gënjeja nëse s’do të thoja ‘Po’. Jam aq i mirë sa i dal të keqes përpara dhe e them vetë, i kam vetë inat këto. E them vetë teksin e Amit “Obobo ajo, obobo kjo …”. Nuk i lë radhë domethënë,”- ka treguar ai me humor.

Të tjera
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...