Publikohet numri i ri i revistës letrare “Jeta e re”
Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 09 April 2019
Posa ka dalë në qarkullim numri i ri i revistës letrare të traditës “Jeta e re”, i pari për këtë vit. Të shtatë rubrikat e këtij numri sjellin autorë me peshë nga fusha e letërsisë, teorisë dhe kritikës letrare botërore dhe asaj shqiptare.
Revista hapet me Ligjëratën e shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë Sabri Hamitit me titullin “Mësimi i letërsisë”, mbajtur në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Rubrika e prozës nis me tregimin “ Përralla e ishullit të panjohur” të nobelistit Jose Saramago, për të vazhduar me “Në pritje” të shkrimtarit, gjithashtu shumë të njohur, Amos Oz, me tregimet e shkrimtarit, publicistit dhe dramaturgut agjentinas Robero Alt: “Shkak dhe marrëzi xhelozie”, “Vëmendje beqari”, “Zilja e ndrojtur”, “Njeriu që gjithmonë të jep të drejtë” dhe “ Fjalimi që do të kishte sukses”, pastaj me tregimet e shkurtra “ Dreka e Pashkëve” dhe “ Pesë minuta” të shkrimtarit italian Paolo Zardi.
Nga autorët tanë, Rrahman Paçarrizi është prezantuar me tregimin me titullin “ Helena ime”, Virion Graçi me “ Takime në mesnatë” dhe “Xhojsi në fotografi” dhe Gazmend Bërjalolli me “Fëllanza”.
Rubrika e poezisë nis me një cikël të gjerë poezish të poetit dhe dramaturgut të njohur spanjoll Garsia Lorkës, për të vazhduar me poetin amerikan Lingston Hueghes, me poemëm “ Komesari Magreli” të poetit italian Varelio Magrelit.
Ndërkaq, nga autorët tanë me nga një cikël poezish në këtë numër të revistës janë paraqitur Ibrahim Berisha, Osman Gashi, Skënder Zogaj, Arif Kutleshi dhe Përparim Blakaj, ndërkaq me një intervistë me titullin “Pas çdo fjale fshihet një botë e tërë” vjen shkrimtari Heinrich Boll.
Në rubrikën qendrore të revistës Dossier, në një hapësirë prej 50 faqesh, vjen Eugene Guillovic, një nga poetët madhorë të poezisë franceze të kohës, i përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës. Rubrika nis me një tekst të shkurtër vlerësues të Andre Velter-it me titullin “Guillevic”, për të vazhduar me një cikël të gjerë poetik të këtij autori, përzgjedhur nga disa libra të tij. Rubrika përfundon me tekstin interesant dhe me interes autobigrafik “Të jetosh në poezi”.
Në rubrikën e kritikës janë prezantuar një numër autorësh shqiptarë dhe të huaj. Rubrika nis me tekstin e David Perkins-it “Kontekstualizmi historik“ e vazhdon me “Gramatika e krijimit” të George Steiner-it, njërit ndër kulturologët më të mëdhenj sot, me “Pamundësia e përkthimit të Franc Kafkës” të shkrimtares së shquar amerikane Cynthia Ozick, me “Teatri dhe drama” të Erenestina Halilit, “ Dimensionet e identitetit multikulturor në letërsinë e vjetër shqipe” të Ilir Brecës dhe “ Erosi i përçmuar” të Marjela Prognit- Pecit. Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Gëzim Aliu, Alket Çani, Sulejman Dërmaku, Alfred Beka, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Qerim Ondozi, Arta Hallaçi dhe Rexhep Maloku
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...