Lajme

Publikohet fotoja e fundit e Berlusconit para se të vdiste

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 14 June 2023

Dy ditë më parë politika italiane u trondit nga një lajm i rëndë, që ishte ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

La Stampa ka publikuar edhe foton e fundit të “Cavalierit”, të shkrepur të premten e kaluar, përpara se të shtrohej në spital.

Në foto, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.

“Ai dukej i tronditur, por po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë”, tha pronari i lokalit, ndërsa Berlusconi kishte shkuar aty bashkë me Marta Fascinan

-Advertisement-

Berlusconi vdiq tri ditë pas kësaj fotoje, në spitalin “San Raffaele”, pasi kishte kohë që vuante nga sëmundja e leukemisë.

Sot ai do të përcillet për në banesën e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera