Lajme

Publicisti ka disa fjalë “të rënda” për Albin Kurtin

Autori: Ermirë Berisha 22:31 | 22 July 2022

Publicisti dhe Sociologu, Afrim Kasolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rob i skemave të tij doktrinare, shkruan Gazeta inFokus.

Kasolli për emisionin N’Konak me Islam Morinën, është shprehur se Kurti mjerisht e ka një cilësi të tillë.

“Qoftë edhe të kaluarën po qoftë edhe sot Albin Kurti ka demostru një lloj cilësie që më tepër është rob i skemave të tij doktrinare se sa i qeverisjes politike, dmth këto i hakmerren dmth sepse kur je rob i skemave doktrinare nuk komunikon me realitetin, por jo ashtu siç e thojnë paritë opozitare qe është tjetërsuar nga pushteti ose kjo sepse shkëputja nga realiteti bëhet kur beson në një skemë doktrinare dhe ideologjike, Albini mjerisht ndoshta e ka këtë cilësi”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Emisionin e plotë të Konakut mund ta ndiqni KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera