Sport

PSG fiton ndaj Lyonit në frymën e fundit, Messi mbetet akoma pa gol me ekipin parisien

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 19 September 2021

Paris Saint Germani e ka mposhtur Lyonin në minutën e fundit të ndeshjes me rezultat 2-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në elitën e futbollit francez, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Parc des Princes’, të parët në avantazh kaluan mysafirët me anë të Lucas Pauqetas, i cili shënoi në minutën e 54’.

Djelmoshat e drejtuar nga Pochetino i barazuan shifrat 1-1 në minutën e 66’ me golin e realizuar nga Neymar, i cili shënoi nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga vet ai.

-Advertisement-

Kur u mundua që ndeshja po përfundonte me shifra të barabarta, në skenë doli Maurio Icardi, i cili në minutën e 90+4’ realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 2-1 pas një harkimi fantastik nga Mbappe.

Në këtë përballje për 76 minuta luajti edhe Lionel Messi, i cili në minutën e 37’ pati mundësinë ta realizonte golin e parë me fanellën e PSG-së.

Megjithatë, goditja fantastike e Messit nga gjuajtja e lirë u ndalë nga shtylla, duke ia mohuar kështu argjentinasit një supergol.

Përballë Messit, Neymarit e Mbappes sonte luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili u paraqit për Lyonin 79 minuta.

Pas kësaj fitoreje, PSG vazhdon kryesimin me 18 pikë, kurse Lyoni mbetet i teti me 8 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera