Sport

PSG apo Milan? Vendoset e ardhmja e Sanches, detajet e operacionit

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 29 July 2022

Renato Sanches nuk do të largohet nga Ligue 1. Mesfushori portugez ishte prej kohësh mes Milanit dhe PSG-së, por garën për shërbime e tij e kanë fituar kampionët e Francës.

Mediet portugeze raportojnë se Lille ka gjetur akordin me PSG-së për huazimin e 24-vjeçarit në “Parc des Princes”, me klubin kryeqytetas që do ketë mundësinë ta blejë në fund të sezonit për vetëm 10 milionë euro!

Akordi mes dy klubeve franceze është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet të dielën. Milani e shihte Sanches si zëvendësuesin perfekt të Kessie, por kampionët e Italisë duhet të shohin për një tjetër qendërmesfushor.

-Advertisement-

Lojtari i kombëtares portugeze do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me PSG-në, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, që me bonuse mund të arrijë në 6 milionë euro.

Afrimi i tij pritet të sjellë largimin e Georginio Wijnaldum. Mesfushori holandez është shumë pranë kalimit në Serie A te Roma e Jose Mourinhos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera