Pse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiç në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat

Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 11 November 2022
Gazetarja Erisa Zykaj e cila ka ndjekur nga afër takimet e “Forumit të Paqes” në Paris, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tregoi në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku se çfarë ndodhi.
E pyetur nga gazetarja Karadaku se a pati një takim mes Kurtit dhe Vuçiç, ku ishte paralajmëruar që i pranishëm do të ishte dhe presidenti francez, Emannuel Macron, Zykaj theksoi se një gjë e tillë nuk ndodhi.
Sipas Zykajt nuk pati sinjale të qarta nga dy vendet për një zgjidhje, prandaj kjo ioshte dhe arsyeja se përse presidenti Macron nuk e bëri këtë takim trilateral.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Samiti i Parisit, çfarë ka ndodhur sot?
Zykaj: Të gjitha sytë kanë qenë drejt Parisit, u zhvillua edicioni i pestë i forumit të pqaes, preszenca elidervë të Kosovës dhe Serbisë, dhe takimi me Borrel tregonte se mund të kishte një sinjal për arritjen e dakordësisë për normalizimin e mar5rdhënieve mes dy vendeve. Nuk kanë munguar batutatr,. Rama dhe Abazoviç kaën qenë protagonistë. Ramës iu shtrua pyetja e besoni në politikën e zgjerimit, ai tha ene kemi qenë të fundit që u shkëputëm nga pernadoria Osmane, nga BS dhe kinezët, ne do të jemi deri në fund me BE. Abazoviç ka folur për një marrëdhënie shumë të mirë mes BE dhe Ballkanit perëndimor, dhe kjo tregohet përmes hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prezenca e Kurtit dhe Vuçiç krijonte idenë e një takimi mes tyre.
Karadaku: Por nuk patëm një takim mes tyre?
Zykaj: Kjo nuk ka ndodhur. Nuk kemi informacione të ketë ndodhur. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka patur tentative mes delegacioneve të dy palëve dhe shkëmbim informacioni.
Karadaku: Pse nuk ndodhi?
Zykaj: Ka disa arsye, forumi ka në fokus paqen, si zgjidhen krizat në botë. Por nga të dyja delegacionet nuk ka ardhur një “PO” të fortë për propozimin franko-gjerman.
Karadaku: Ne dimë që Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman është një bazë e mirë. Ndërsa Vuçiç ka thënë sot se ka shkuar me një propozim të vetin.
Zykaj: Kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse nuk u zhvillua një takim liderësh, pasi duhet të kishte një sinjal se dy vendet janë dakord për të lëvizur, këtë sinjal nuk e ka dhënë Serbia. Ne kemi një hapje nga Albin Kurti që kjo është një bazë e mirë, me anë të kësaj deklarate ka lënë idenë se ne jemi dakord. Por nuk kemi patur këtë sinjal nga Serbia. MAcron do e kishte mbajtur këtë takim nëse do të kishte një lajm të mirë. Ne jemi mbushur me raunde negociatash që kanë përfunduar pa sukses. Macron e bëri për t6ë evituar të njëjtin skenar, pasi deri më sot kemi shumë pak rezultate.

Të tjera
-
Qytetarët akuzojnë KRU “Prishtina”: Ndalën ujin që 24 orë në 4 komuna pa asnjë paralajmërim
Qytetarët në katër komuna të rajonit të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijs...
-
Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova...
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...